Kryebashkiaku i Mallakastrës merret i pandehur nga SPAK, reagon PD: Drejt pastrimit të politikës

Pastia Demokratike ka reaguar pasi SPAK ka marrë të pandehur Kryebashkiakun e Mallakastër Qerim Ismailaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një postim që ka bërë  në rrjetet sociale, shruan se marrja si i pandeur i Ismailajt është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës.

Bardhi shprehet se Rama futi në politikë modelin e politikatit gangster që rri në pushtet në aleancë me krimin, ndërsa shton se PD ka bërë detyrën ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë: 

Marrja si i pandehur i uzurpuesit ilegjitim të Bashkisë së Mallakastrës është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës. Me kallëzimin tonë në SPAK, pasi treguam me dokumenta se mandati i tij ishte i paligjshëm, PD bëri vetëm detyrën ndaj qytetarëve. Ne i qendrojmë bindjes sonë se mund të ecim përpara drejt zhvillimit pa politikanë të korruptuar e të lidhur me krimin.

 

Të zgjedhurit në parlament, në qeveri dhe në bashki duhet të jenë shërbëtorë vetëm të interesave të qytetarëve. Edi Rama futi në politikë modelin e politikanit gangster, që rri në pushtet në aleancë me krimin.  Ky model duhet zhbërë përmes vetingut në politikë. Shqiptarët meritojnë të qeverisen nga politikanë me integritet.

#vettingnëpolitikë