Mjerim para të gjithëve, 58-vjeçari nga Vlora që nuk mund të flasë dhe të ecë i harruar nga shteti

Këto pamje tregojnë një dramë njerëzore dhe dështim të institucioneve të kujdesit social.

Ky është Gjergji Peçi, 58 vjeç, sinonimi i njeriut që jeton mes mjerimit në Vlorë.

Mjerim para të gjithëve, 58-vjeçari nga Vlora që nuk mund

I braktisur nga njerëzit e tij dhe shteti, 58 vjeçari nuk mundet as të flasë dhe as të ecë.

Kjo dhomë është i vetmi ambient ku Gjergji Peçi kalon ditët e vështira.

Mjerim para të gjithëve, 58-vjeçari nga Vlora që nuk mund

Ushqehet  kur i japin të tjerët, pasi jo vetëm që nuk ka mundësi të blejë ushqim por as  të përgatisë në rast se do të kishte.

As pension, e as asistencë sociale nuk merr për shkak se është i regjistruar në gjendjen civile në Fier.

Operacioni i duhet për të ecur përsëri, por për këtë duhet një mrekulli.

Të pyetura për këtë rast institucionet në Vlorë kanë dhënë interpretime ligjore pse Peçi nuk meriton ndihmë sociale./OraNews/ 

Mjerim para të gjithëve, 58-vjeçari nga Vlora që nuk mund