"Vaksinë" shpallet fjala e vitit për vitin 2021
Fjala vaksinë është shpallur fjala e vitit nga leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit. Fjalët e lidhura me vaksinën janë përdorur shumë më shumë në 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit, përfshirë shprehjet, vaksinim i plotë, i/e pan vaksinuar dhe fushatë kundër vaksinimit.
Redaktorja e Fjalorit të Oksfordit, Fiona McPherson, ka thënë se fjala vaksinë ka qenë zgjidhje e qartë, për shkak të ndikimit që ka pasur gjatë këtij viti në mbarë botën.
Sipas raportit të kësaj organizate, fjala vaksinë është regjistruar për herë të parë në 1799, ndërsa vaksinohu dhe vaksinim, një vit më vonë.
Fjala vaksinë besohet se rrjedh nga fjala latine vacca, që do të thotë lopë. Sipas raportit, kjo fjalë lidhet me punën e shkencëtarit, Edward Jenner për vaksinim kundër lisë në vitet 1790 dhe 1800.Përdorimi i fjalës pandemi është rritur gjithashtu me më shumë se 57,000% këtë vit.
Oxford Languages dhe Collins në vitin 2020 zgjodhën "izolimin" si fjalën më të përdorur të vitit. Korpusi ose burimi gjuhësor mbledh lajme apo informacione, të cilat përditësohen çdo ditë dhe përmbajnë mbi 14.5 miliardë fjalë të cilat leksikografët i analizojnë për të përzgjedhur fjalën e vitit.
Ups!! Erion Veliaj harron të ndryshojë orën në qendër të Tiranës
1 Nëntor, 10:07



