FOTO/ Aktivistja proteston gjysmë e zhveshur për ndryshimet klimatike

Një protestues në Britani doli në rrugët e Londrës gjysmë e zhveshur, për të kërkuar nga qeveria të pranojë "të vërtetën e zhveshur (pa doreza)" për ndryshimet klimatike.

FOTO/ Aktivistja  proteston gjysmë e zhveshur  për ndryshimet

Mediet e huaja njoftojnë se bëhet fjalë  për Laura Amherst, aktiviste e lëvizjes “Extinction Rebellion”, e cila në të kaluarën është shfaqur gjysmë e zhveshur në rrugë për të përhapur mesazhin për krizën klimatike me të cilën përballet planeti.

Megjithatë këtë herë ajo ka zgjedhur të shkojë në dyert  e rezidencës kryeministrore.