Samiti G20, Kepi: Janë 61 pika, 40% e popullsisë globale duhet të jetë e vaksinuar brenda 2021

Gazetarja Alba Kepi ka dhënë detaje në lidhje me samitin G20, që po zhvillohet në Romë. Liderët e 20 ekonomive më të mëdha në botë deri më tani kanë arritur një marrëveshje globale për ta vendosur tatimfitimin për korporatat të paktën 15 për qind.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Ora News, gazetarja është shprehur se përveç klimës dhe taksës globale që tashmë është vendosur, pritet që në këtë samit të firmosen edhe 61 pika të tjera që përfshijnë ekonominë, pandeminë dhe shpërndarjen e vaksinave në mënyrë të barabartë në të gjithë botën.

Alba Kepi: Pritet që të nisë Konferenca për shtyp e Kryeministrit italian, i cili do të shpalosë për mediat atë që është arritur për këtë samit. Përveç klimës, pritet që në këtë samit të firmosen rreth 61 pika, dhe të gjejnë dakordësi nga 20 liderët botërorë. Ekonomia, shëndeti, pandemia globale, mënyra e menaxhimit të shpërndarjes së vaksinave, taksimi global, niveli varfërisë, pabarazia mes vendeve dhe popullsisë janë pikat kyçe të këtij samiti. është arritur dakordësia për sa i përket shpërndarjes me doza vaksine të vendeve në nevojë që nuk kanë pasur një shpërndarje të pabarabartë të vaksinave.

Sipas gazetares deri më tani mësohet se samiti ka vendosur që brenda gjysmës së parë të vitit 2022 70% e popullsisë globale të kenë marrë dy dozat e para të vaksinës kundër Covid-19.

Më tej thotë se objektivi i liderëve është që 40% e popullsisë globale brenda vitit 2021 duhet të jetë vaksinuar

Alba Kepi: Ajo çka është arritur është se brenda gjysmës së parë të vitit 2022 rreth 70% e popullsisë globale të ketë marrë të dy dozat e vaksinës dhe objektivi më i afërt është që 40% e popullsisë globale brenda vitit 2021 të jetë vaksinuar. Mjaft zë ka bërë edhe dakordësia për një taksë globale ndaj kompanive të mëdha, që kanë rezidencën në vendet që kanë taksat janë të ulëta, gjë që bën që ata të kenë fitime sa më të larta. Kjo taksë globale është firmosur deri më sot nga 136 vende të botës.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti për online Anila Kolgjini.