Joe Biden takohet me Erdogan në Romë: SHBA dhe Turqia duhet të shmangin krizat, të zhvillojmë një dialog të mirë

Presidenti Joe Biden ngriti të dielën, 31 tetor shqetësime për posedimin e një sistemi raketor rus nga Turqia dhe çështjet e të drejtave të njeriut në një takim me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, tha Shtëpia e Bardhë, mes tensioneve të ndezura midis dy kombeve.

Të dy liderët u takuan për rreth 55 minuta në ditën e fundit të Samitit të G-20, që po zhvillohet këtë vit në Romë.

Blerja e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia u kundërshtua ashpër nga NATO dhe Uashingtoni dhe sinjalizoi një marrëdhënie të thelluar midis Erdoganit dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Biden i adresoi këto shqetësime drejtpërdrejt me Erdoganin, thuhet në një deklaratë ët Shtëpisë së Bardhë, duke nënvizuar gjithashtu "dëshirën e tij për të mbajtur marrëdhënie konstruktive, për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive mosmarrëveshjet tona".

Një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve pas takimit: "Presidenti ngriti gjithashtu çështje të të drejtave të njeriut, demokracinë, sundimim e  ligjit, të drejtat e njeriut, që janë të rëndësishme për të."

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu çështje rajonale, duke përfshirë procesin politik në Siri, dhënien e ndihmës humanitare për afganët, zgjedhjet në Libi, situatën në Mesdheun Lindor dhe përpjekjet diplomatike në Kaukazin e Jugut, tha Shtëpia e Bardhë.

Takimi i Biden me presidentin turk erdhi përpara takimeve me liderët botërorë të fokusuar në çështjet globale. Biden do të mbajë gjithashtu konferencën e tij të parë për shtyp pas disa muajsh të dielën, shkruan CNN