Video/ Avioni bën ulje të detyrueshme në autostradë

Një ngjarje e pazakontë është shënuar në autostradën 407, në afërsi të Markham, në verilindje të Torontos.

Një avion i vogël turistik u detyrua të bënte ulje emergjente dhe të rrezikshme pikërisht në autostradë.

Avioni pësoi defekt teknik pas ngritjes nga aeroporti Buttonville. Piloti e uli avionin në korsinë lindore të 407 pranë Woodbine Avenue.

"Diçka që nuk e shihni shumë shpesh," tha një oficer i OPP-së në një video të postuar në Twitter-in e tyre.

Oficeri tha se avioni pësoi dëmtim të motorit menjëherë pas ngritjes. Piloti ishte në gjendje të përfundonte uljen emergjente pa shkaktuar asnjë dëm.