Video/ I lindur me dy këmbë, derri me "vullnet të hekurt" mëson të ecë me gjymtyrët e përparme

Një derr i lindur me vetëm dy këmbë ka mësuar të ecë në gjymtyrët e përparme. 

Videoja e filmuar në Maoming, Guangdong, në Kinën jugore, tregon derrin femër katër muajsh duke ecur në dy këmbët e tij të përparme.

Sipas raporteve të medieve lokale, fermeri i quajtur Xu, fillimisht personalizoi një karrige me rrota për derrin e tij.

Por derri  nuk u mësua me të dhe përkundrazi vazhdoi të ecte në dy këmbët e tij.

Thuhet se derri është shumë i shëndetshëm dhe fermeri Xu do ta mbajë si kafshë shtëpiake.

Kjo nuk është hera e parë që një derr me dy këmbë tërheq vëmendjen e njerëzve. Në vitin 2010, një derr 10 muajsh u bë një personazh i famshëm në provincën Henan të Kinës.

I njohur nga fshatarët si Zhu Jianqiang, që përkthehet në 'derr me vullnet të fortë', kafshës iu deshën vetëm 30 ditë për të zotëruar artin e të ecurit me kokë poshtë.

Pronari i saj, Wang Xihai, vendosi ta stërviste derrin duke i mbajtur bishtin lart.

Një cirk madje ofroi një çmim të lartë për derrin, por ai nuk pranoi ta shiste.

Ai tha: 'Gruaja ime më kërkoi ta hidhja, por unë refuzova. Mendova se duhet t'i jepja një shans dhe papritur ai mbijetoi dhe ishte i shëndetshëm.'