Biden takon nesër Erdoganin, zyrtari amerikan: Presidenti i SHBA do ta "qortojë"

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të paralajmërojë homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në një takim nesër, se çdo veprim i befasishëm nuk do të jetë në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe se krizat duhet të shmangen, tha sot një zyrtar amerikan.

Sipas këtij burimi, Biden, i cili ndodhet në Romë për samitin e G20, do të diskutojë edhe kërkesën e Turqisë për blerjen e avionëve luftarakë F-16 si dhe marrëdhëniet e saj mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të këtij muaji, Erdogan bëri thirrje se 10 ambasadorë të huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të shpallen  non grada, sepse ata kërkuan lirimin e filantropistit Osman Kavala. Megjithatë, më vonë ai e tërhoqi kërcënimin.

Presidenti turk gjatë takimit të sotëm të G-20 në Romë ka tentuar të thyejë akullin me amerikanët dhe të ketë një bisedë të parë private me presidentin amerikan.