“Ndalni muzikën”, persona të armatosur mësyjnë brenda dasmës afgane, vriten 2 persona

Disa persona të vetëshpallur si talibanë hapën zjarr ndaj dasmorëve në lindje të Afganistani pse ata po dëgjonin muzikë. Talibanët thonë se është mirë që të mos dëgjohet muzika, por sulmi i fundit nuk është kryer me urdhrin e tyre.

Muzika për dasmën e katër çifteve afgane në fundjavë u bë shkak për një sulm që përfundoi me të paktën dy të vrarë dhe disa të plagosur.

Sulmi dyshohet se u krye nga persona që u identifikuan si talibanë.

Natën e së premtes ata hynë me forcë në lokalin ku po festonin dasmorët, duke thyer aparaturat dhe duke kërkuar që të ndalohej muzika e cila po luhej me leje.

Zëdhënësi i Talibanit, Zabihullah Muxhahid, tha se të arrestuarit nuk vepruan me urdhër të lëvizjes islamike.

"Për incidentin në Nangarhar, mund të them se hetimet po vijojnë dhe është ende e paqartë se si ndodhi. Askush në rangjet e Emiratit Islamik nuk ka të drejtë t'i ndalojë dikujt muzikën, por vetëm t'i bindë. Kur dikush vret, qoftë edhe personeli ynë, ata kryejnë një krim për të cilin do të gjykohen dhe përballen me vendimin."

Shteti Islamik është një tjetër grup kundërshtar me Talibanin i cili vepron në provincën e Nangarharit dhe ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Vetë Talibani e kontrollon Afganistanin prej muajit gusht dhe është akuzuar për vrasjen e këngëtërave dhe për shkatërrimin e instrumenteve muzikore.

Shumë artistë dhe muzikantë janë larguar nga Afganistani.

Grupi tani ka një qasje më të moderuar se në vitet 1996-2001 kur qeverisi për herë të parë dhe kur e ndaloi muzikën.