G20: SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania të shqetësuara për aktivitetet bërthamore të Iranit

Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë shprehur të shqetësuara në lidhje me aktivitetet bërthamore të Iranit , duke i bërë thirrje.

Udhëheqësit e katër vendeve të takuar në mbledhjen e samitit të G20 në Romë, i kërkuan presidentit iranian të shfrytëzojë mundësinë për një rikthim të mundshëm të SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 (JPCOA) për të shmangur një "përshkallëzim të rrezikshëm".

“Kjo do të arrihet vetëm nëse Irani ndryshon strategji”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga zyra e presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Ne i bëjmë thirrje presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, të shfrytëzojë rastin dhe të ushtrojë mirëbesim në mënyrë që negociatat të përfundojnë së shpejti. Është e vetmja mënyrë e sigurt për të shmangur një përshkallëzim të rrezikshëm, i cili nuk është në interes të asnjë vendi."

Katër liderët thanë gjithashtu se ishin të vendosur të "sigurojnë që Irani të mos mund të ndërtojë ose të fitojë kurrë armë bërthamore" dhe shprehën "shqetësim në rritje për ritmin e përshpejtuar të veprimit provokues bërthamor të Iranit", si prodhimi i uraniumit”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Kryenegociatori i Iranit tha të mërkurën se bisedimet midis Teheranit dhe gjashtë fuqive të mëdha do të rifillonin në fund të nëntorit.