Pandemia e ndaloi/ Rikthehet festa më e friskshme në botë, ndërtohet shtëpia misterioze
Pasi pandemia ndaloi festën më të frikshme në botë, këtë vit festa e Halloween është rikthyer dhe amerikanët shfaqen të emocionuar. Në një periferi të Uashingtonit, vullnetarët janë bashkuar për të krijuar një shtëpi misterioze.
"Kaq shumë njerëz kanë ardhur dhe janë vërtet të lumtur që e shohin njëri-tjetrin dhe po punojnë për diçka pozitive," thotë Melissa Watts, koordinatore. “Ne në fakt filluam të punonim në korrik me idenë. Dhe po shesim shumë bileta. Mendoj se të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre duan të vijnë dhe të shijojnë Halloween këtë vit."
Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme janë disa nga elementët e festës.
"Epo, personalisht, unë e dua Halloween. Është festa ime e preferuar. E kam dashur prej vitesh. Unë jam një fans i madh i horrorit dhe doja ta bëja këtë që të mund të investoja pak kohë për të punuar në aftësitë e mia regjisoriale," tha skenaristi vullnetar Matthew Soueid.

Në SHBA, Halloween renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes dhe cilësohet si dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme…
Halloween erdhi herët edhe për kafshët në kopshtin zoologjik në Guatemala dhe Nju Meksiko me shimpanzetë që shijonin ëmbëlsirat e kungujve. Elefantët shihen duke shkelur kunguj dhe më pas duke i ngrënë ato në copa të mëdha, ndërsa grupi i kafshëve të tjera të kopshtit zoologjik përfshirë breshakat kërkonin ushqime të fshehura kudo./Ora News/



