Meta: Pëdoruesit e aplikacionit tallin emrin e ri të Facebook
Njoftimi i Facebook se do të ndryshojë emrin në Meta ka shkaktuar mjaft bujë në Izrael, ku fjala tingëllon si fjala hebraike që do të thotë "i vdekur".
Një numër i madh përdoruesish kanë hyrë në Twitter për të ndarë opinionin e tyre për emrin nën hashtagun #FacebookDead.
"Në hebraisht, *Meta* do të thotë *I vdekur* Komuniteti hebre do ta tallet me këtë emër për vitet në vijim", shkruan një përdoruese në Twitter.
In Hebrew, *Meta* means *Dead*
— Nirit Weiss-Blatt, PhD (@DrTechlash) October 28, 2021
The Jewish community will ridicule this name for years to come.
Ndryshimi i emrit nuk do të zbatohet për aplikacionet si Facebook, Instagram dhe Whatsapp, por te kompania mëmë.
"Kemi një emër të ri që reflekton plotësisht atë që duam të bëjmë, të ardhmen që duam të ndërtojmë. Nga sot do të jemi më së parë një botë virtuale, dhe me kalimin e kohës nuk do t'ju nevojitet Facebook për të përdorur shërbimet tona të tjera," tha Mark Zukerberg, drejtuesi i kompanisë./ORA News/



