Si rrallë herë, Berisha shfaqet me kapele kaubojsi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 15:26

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga radhët e tjera ditën e sotme ka publikuar një foto ku shihet se ka vendosur një kapele kaubojsi.
Ai shihet krah një mbështetësi i cili ka ardhur nga Amerika për të marrë pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës.
Berisha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shpreh mirënjohjen ndaj shqiptarëve që ndodhen kudo nëpër botë.
“Me z. Ludavik Teta shqiptaro-amerikan ka ardhur nga Teksas ne mbeshtetje te Foltores. Mirenjohje te pakufishme diaspores dhe emigracionit shqiptar per mbeshtetjen e jashtezakonshme. Zoti i bekofte shqiptaret kudo qe jane! sb”- shkruan Berisha.
