Autobusi përplaset me furgonin në Qafë-Thanë, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Një i vdekur dhe 4 të plagosur ishte bilanci I një aksidenti të rëndë në aksin Librazhd Qafë thanë ku një autobus u përplas me një furgon. 7 makina u përplasën ndërkohë në autostradën Tiranë Durrës, fatmirësisht pa pasojë.
Një aksident me pasojë vdekjen u shënua në aksin Qafë Thanë-Librazhd pasditen e së dielës.
Një minibus që drejtohej nga një 55 vjeç ar u përplas me një furgon pranë vendit të quajtur "Guroja".
Për pasojë humbi jetën drejtuesi i furgonit, i identifikuar si Qani Beqo, rreth 60 vjeç banues në Prrenjas
Goditja siç tregojnë pamjet ishte i fortë e për pasojë edhe 4 pasagjerë në minibus mbeten të plagosur.
Ata morën ndihmën e parë në spitalin lokal dhe më pasohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia lokale tha se po punon sqarimin e shkakut të aksidentit në rrugën e Qafë Thanës, e njohur si një prej njollave të zeza të aksit kryesor të lëvizjes drejt Juglindjes.
Ndërkohë një aksident zinxhirë ku u përfshinë 7 makina u shënua në autostradën Tiranë-Durrës.
Siç tregojnë pamjet lëvizja u vështirësua për disa minuta dhe veç dëmeve material nuk pati raportime për të lënduar.
Policia rrugore ka forcuat masat dhe ka shtruar kontrollet në rrugë, por shkelja e rregullave të qarkullimit nga shoferët mbetet arsyeja kryesore e aksidenteve.


