“Diego dhe unë” në ankand, autoportreti i Frida Kahlo pritet të shitet mbi 30 mln $
Autoportreti i artistes meksikane Frida Kahlo i vitit 1949 "Diego dhe unë", mund të bëhet vepra më e vlefshme në radhët e artistëve të Amerikës Latine. Drejtori i Shtëpisë së Ankandeve në Los Angeles, Peter Kloman, thotë se piktura vlerësohet nga 30 deri në 50 milionë dollarë. Autoportretet e Kahlo-s "janë sigurisht veprat e saj më provokuese.
Një autoportret i Frida Kahlo-s me bashkëshortin e saj Diego Rivera pritet të shitet për më shumë se 30 milionë dollarë në ankand në Nju Jork. “Diego dhe unë”, pikturuar në vitin 1949, "është gati të thyejë" rekordin aktual të ankandit të Kahlo prej 8 milionë dollarësh të vendosur në vitin 2016, tha shtëpia e ankandeve Sotheby's në një deklaratë.
Vepra artistike, e cila pritet të kalojë në çekiç në muajin nëntor, mendohet të thyejë rekordin për një pikturë të një artisti nga Amerika Latine.
Drejtori Shtëpisë së Ankandeve në Los Angeles, Peter Kloman, thotë se piktura vlerësohet nga 30 deri në 50 milionë dollarë, duke shtuar se autoportretet e Kahlo-s "janë sigurisht veprat e saj më provokuese, më të fuqishme psikologjikisht nga karriera e saj".
"Los Rivales", një vepër e vitit 1932 nga Rivera, me të cilën Kahlo kishte një lidhje dashurie pasionante, aktualisht është vepra më e shtrenjtë e shitur për 9.8 milionë dollarë në maj 2018.
"Diego dhe unë" është emblematike e autoportreteve të Kahlo-s, dhe e bëri piktoren meksikane, një ikonë feministe, të famshme në mbarë botën.
Në pikturë, fytyra e Riverës shfaqet në ballin e Fridës, mbi vetullat e saj dalluese dhe sytë e errët nga të cilët bien disa pika loti.
Kahlo dhe Rivera u martuan dy herë me njëri-tjetrin. Ajo vdiq në moshën 47-vjeçare në vitin 1954.
Piktura u shit për herë të fundit në Sotheby's për 1.4 milionë dollarë në vitin 1990.
