Zonjat dhe zotërinjtë e parë në Romë/ Eventi unik për turizmin
Samiti i Romës, i grupit të G20, vendeve më të fuqishme të botës, është dhe një event unik për turizmin italian.
Në kryeqytetin antik Romë, kanë mbërritur gjithashtu dhe zonjat e para por dhe zotërinjtë e parë të liderëve botërorë.
Në një qytet të blinduar nga masa të larta sigurie, ndërsa në lagjen Eur, debatohen sfidat më të mëdha globale, në qendrën historike për "first lady e first gentlemen" ( zonja dhe zotëria i parë), është parashikuar një tur turistik për të vizituar vendet më simbolike e më përfaqësuese të artit e kulturës italiane.
Jill Biden, Brigitte Macron, Carrie Johnson, Emine Erdogan, Heiko von der Leyen, Joachim Sauer etj kanë nisur këtë tur mëngjesin e sotëm me një vizitë në Colosseo e ai Fori Imperiali, për t'u spostuar më pas në Vilën Pamphlij, Terme di Diocleziano , në Muzeun Vatikan, e për ta mbyllur në një darkë mikpritje në selinë e Presidencës italiane të mikëpritur nga Presidneti, Sergio Mattarella.

Në ditën e dielë, pra në ditën e dytë të samitit, bashkëshortet e krerëve të shteteve të G20, do të vizitojnë monumentin simbolik "Fontana di Trevi", Muzeun Kapitolini e do të mikëpriten nga kryetari i sapo zgjedhur i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.
Në axhendën e vizitës së first lady-t amerikan Jill Biden është parashikuar ditën e hënë dhe vizita në qytetin e Napoli, e në bazën ushtarake amerikane në Capodichino.
Ndërsa ditën e dielë, 31 tetor, së bashku me Presidentin amerikan do të jenë të pranishëm në sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë pjesë në meshën e së dielës./Ora News/

