"Të rinjtë më të vjetër se të vjetrit", Demalia: Berisha karizmatik e demagog, Basha si mafishe


Publicisti, Ilir Demalia, është i bindur se dueli Berisha-Basha do të mbyllet me shpërbërjen e PD.

Për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj ai thotë se Berisha e ka shumicën në parti por nënvizon se tragjedia e popullit shqiptar është që nuk prodhoi dot një forcë të re në 30 vite

Demalia: Ka shumicë, e ka bazën sepse ajo parti është ngritur dhe ka udhëtuar gjithmonë me urra-burra, shqiptarët shquhet për urra-burra. E ka, po ku do të shkojë. Lulzim Basha ka PD zyrtarisht dhe ka deputetë. Po themi se do përçahet grupi parlamentar i PD, do ndodhë, sesa nuk e di. Do krijohet një luftë brenda llojit, këto luftra sjellin gjithmonë degjenerim dhe shpërbërje. Nuk është tragjedi e madhe të shpërbëhet PD, por tragjedia është e shoqërisë shqiptare që nuk ka mundur pas 30 vitesh të ndërtojë një forcë të re për të ndryshuar politikën dhe frymën.

Me shqetësim evidenton se politikanët e vjetër janë më të vjetër se vetë të vjetrit dhe si shembull referon kreun e PD.

Demalia: Të rinjtë sot janë më të vjetër se të vjetrit, shiko Lul Bashën, nuk ka asnjë ndryshim nga Sali Berisha. Vetëm Sali Berisha është më karizmatik por si mënyrë të operuari, si frymë në parti, si autoritarizëm në parti është njësoj. Por në ndryshim Luli është njeri i mefshtë, mafishe i thotë tironsit, që nuk ka impakt. Berisha e ka karizmën, demagog është, flet. Por ku do të shkojë vallja? Po mblidhja Berisha Kuvendin te fusha e Aviacionit se nuk i del Pallati i Sportit.

"Të rinjtë më të vjetër se të vjetrit",

Situatën në Shqipëri e krahason me kënetën dhe nuk sheh asnjë shpresë në horizont. Për këtë zbuloi edhe bisedën me një mikun e tij nga Tirana.

Demalia: Në këtë gjendje nuk mund të shpresosh që të shkojë në fitore PD. Shqiptarët gjithmonë në votim si elektorat për shkak të historisë dhe marrdhënieve të tyre me regjimin komunist votojnë majtas. Shqipëria gjatë këtij tranzicioni ka qenë rrumpallë. Shqipëria po shkon drejt një shpërbërje, dje më mori një mik nga Tirana 63 vjeç dhe më tha po mendoj sesi të iki me gjithë fëmijët se nuk rrihet më këtu. Është gjendje kënete, lufta është shumë më e bukur. Ka adrenalinë, ngjarje, shpresë, prandaj bëhet lufta. Kurse kjo gjendje është kënetë, baltovinë politike dhe kulturale në të gjitha drejtimet. Është zhvlerësuar çdo gjë.