Gledis Nano i 'sul' policinë fermave të prodhimit të Bitcoin dhe lojërave të fatit

Këtë të shtunë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zhvilluar takimin e tij të parë me shefat e komisariateve në kryeqytet si dhe me drejtorin e DVP Tiranë, Lorenc Panganika. 

Ora News mëson se Nano ka porositur drejtuesit e komisariateve për luftën kundër krimit, përkushtimin në zbardhjen e ngjarjeve kriminale, luftën kundër drogës dhe armëve pa leje.

Si çështje me prioritet sipas tij është edhe zbulimi i pikave të Bitcoin e zhvillimin e lojërave të paligjshme të fatit, duke kërkur nga ata që të japin rezultate konktrete në këto fusha. 

Ky takim vjen vetëm pak ditë pas rrokadës në policinë e kryeqytetit, ku ruajtën funksionet e tyre të pandryshuara vetëm shefi i komisariatit nr 6 dhe ai i Vorës.

Me këtë rast Nano i ka njohur vartësit edhe me disa nga objektivat e tij si drejtues i Policisë së Shtetit, duke ju komunikuar edhe pritshmëritë që ai ka prej tyre.