Luftë të përbashkët ndaj krimit, Gledis Nano zhvillon vizitën e parë si drejtor i Policisë së Shtetit në Kosovë

Krahas reformimit të  brendshëm të policisë së shtetit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, Gledis Nano ka nisur nga puna edhe për forcimin e bashkëpunimit me policitë në rajon.

Në funksion të kësaj, një delegacion me në krye zotin Nano ka zhvilluar të premten një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm Mehmeti, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia shqiptare dhe njëherësh i uroi detyrën e re z. Nano si drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, të cilin e njoftoi se Policia e Kosovës e vlerëson lart bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

Takimi ishte kryesisht i karakterit prezantues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.

Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar.

  •  
  •    
    Luftë të përbashkët ndaj krimit, Gledis Nano zhvillon
     
  •    
    Luftë të përbashkët ndaj krimit, Gledis Nano zhvillon
     
  •    
    Luftë të përbashkët ndaj krimit, Gledis Nano zhvillon