Drafti i qeverisë për birësimin, avokatja: Është skandaloze. Prindi 1 dhe prindi 2 në kundërshtim me ligjin, cënohet e drejta e fëmijëve

Qeveria ka dërguar në kuvend amendamente ligjore për ndryshimet lidhur me birësimin dhe kodin e familjes.

Propozimet e draftit të birësimit sugjerojnë se e drejta e birësimit do t'ju jepet edhe njerëzve që janë vetëm, pra beqarë, si dhe atyre që bashkëjetojnë.

Lidhur me këtë, avokatja, Migena Balla, në një intervistë për Ora News, thotë  se propozimet në ndryshimin e draftit të birësimit cënojnë të drejtën e fëmijëve, duke i diskriminuar, pasi i privon nga e drejta për të pasur  nënë dhe baba, si gjithë fëmijët e tjerë.

"Thuhet që  ka të drejtë birësimi edhe një person që jeton single beqar. Kjo bie ndesh me të drejta e fëmijëve dhe me interesin më të lart të fëmijëve.

Ne e privojmë atë fëmijë të ketë 2 prindër. Ne me ligj tani po u themi fëmijëve, ju nuk keni të drejtë të keni dy prindër, sepse ne do t'i lejojmë vetëm një personi të birësojë. Ai vendoset me ligj në kushte të pa barabarta dhe në kushte jo dinjitoze, që kanë fëmijët e tjerë.

Është një lloj diskriminimi që i bëhet fëmijëve të cilët kanë të drejtën ligjore, apo lindin nga 2 prindër natyralë. Kjo nuk mund të gëhet me ligj. Nuk mund t'i vendosim fëmijët në një gjendje të tillë, kjo është skandaloze" u shpreh avokatja.

Ndër të tjera Migena Balla, thotë se është shqetësues  fakti që të drejtën absolute, pushtetin siç ajo e cilëson ta ketë vetëm një person. Si do ta provojë ky individ se është  i aftë psikologjikisht dhe mendërisht të rrisë një fëmijë i vetëm?

"Nëse ky prind është i vetëm, si do të provojë ai nëse është i aftë psikologjikisht, apo mendërisht të rrisë një fëmijë, për sa kohë ai është vetëm dhe nuk është në gjendje që me këtë person të  bashkëjetojë, atëherë si mundet të lihet në besim jeta e një fëmijë  vetëm 1 personi. Pra vetëm një individ ka të drejtën dhe pushtetin absolut të vendosë për jetën e atij fëmije.

Kjo do të thotë që një pedofil, fare mirë mund të birësojë një fëmijë. Një trafikant fare mirë mund të birësojë një fëmijë, sepse ai fare mirë është vetëm dhe mund të udhëtojë fare mirë vetëm pa i marrë leje prindit tjetër, po iu dashur të shkojë në gjykatë për të marrë vendime lidhur me fëmijën. Sepse pushtetin e jetës së atij fëmije e ka vetëm ai person. Pra jeta e atij fëmije është e barabartë me një kafshë shtëpiake" u shpreh  avokatja për Ora News.

Drafti i qeverisë për birësimin, avokatja: Është

Avokatja shpjegon se nëse miratohet drafti i ri për birësim, atëherë Shqipëria do të jetë terren pritës për shumë persona LGBT nga e gjithë bota,  që të vijnë e të birësojnë fëmijë shqiptarë të lindur nga prindër biologjikë. Fakt që sipas saj është shkelje e të drejtave të fëmijëve.

"Sa mundësi ka që fëmijët shqiptarë të bien pre e trafikimeve, të shiten në tregje ilegale ndërkombëtare?  Persona LGBT që nuk lindin dot në shtete të tjera, apo që nuk janë LGBT,por nuk kanë mundësi të lindin fëmijë apo të sigurojnë të drejtën e birësimit, fare mirë vijnë e marrin fëmijë shqiptarë. Fëmijët shqiptarë  përball këtij ligji trajtohen njësoj si skllevërit. Këtu do vërshojnë LGBT nga vende të ndryshme të botës që do të vijnë të birësojnë fëmijë shqiptarë.

Birësimi nga këto lloj njerëzish, do të jetë fare lehtë të ndodhi. Do jetë një lloj biznesi. Kjo cënon të drejtat e fëmijëve për të pasur një familje normale si të gjithë. Pse duhet ligji ti vendosi në një familje ku nuk ka një nënë dhe një baba, por ku ka prind 1 dhe prind 2.

Pse kërkojnë që fëmijën ta marrin nga prindër heteroseksulaë, ndërsa vetë ata të mos kenë mundësi të lindin një fëmijë nga një marrëdhënie burrë dhe grua?

Është një sulm dhe diskriminim që i bëhet fëmijëve të cilët kanë lindur nga prindër biologjikë, nga familje natyrale burrë e grua.Pse nuk shkojnë të bëjnë fëmijë nëpërmjet fertilizmit artificial? Shumica jemi familje normale", tha avokatja.

Për këtë ajo tha se ndryshimet në kodin e familjes bëhen për interesa të grupeve të caktuara.

"Ndryshimet në kodin e familjes janë të nevojshme për pjesë të tjera dhe kjo ndërhyrje në këtë rast  tregon se ndryshimet në kodin e familjes nuk bëhen si pasojë e nevojës, apo evoluimit të shoqërisë ashtu siç citohet në draft, si një nga arsyet për të justifikuar ndryshimet. Por janë interesa të tjera të grupeve  të ndryshme, që si gjithmonë interferojnë në legjislacionin shqiptar. Shpesh herë ne falë presioneve të huaja të jashtme, të OJF-vë, apo shteteve të huaja me interesa të caktuara kemi bërë ndryshime legjislative pa qenë e nevojshme, ose pa u përshtatur me kushtet e shoqërisë shqiptare. E njëjta gjë ndodh edhe në këtë rast", u shpreh avokatja./Ora News/