Më shumë të infektuar nga Covid, 547 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

24 orët e fundit kanë rritur rastet me Covid 19 në vendin tonë.

Në 3015 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 547 qytetarë, në këto bashki: 238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd.

Janë 7,692 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç.

Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Tetor 2021)
Raste të reja ditore          547
Të shëruar në 24 orë       409
Të shtruar në spitale       154
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 3015

Testime totale              1,304,222
Raste pozitive                184,887
Raste të shëruara           174,279
Raste Aktive                     7,692
Humbje jete                      2,916

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           3,915
Fier                 887
Durrës           642
Shkodër         504
Elbasan          343
Vlorë               322
Gjirokastër     264
Berat              230
Lezhë            190
Korçë              190
Kukës             125
Dibër               83