Samiti G20/ Putin kërkon njohjen e vaksinës ruse, Kina paralajmëron SHBA: Mos ndërhyj në çështjen e Tajvanit
Shëndeti, ekonomia, klima globale janë tre temat e mëdha me pritshmëri konkrete nga vendet më të fuqishme të botës të mbledhur në Romë në samitin dy ditor të grupit G20
Pandemia globale, ambienti dhe rimëkëmbja ekonomike janë në axhendën dy ditore të punës, (30-31 tetor 2021) të vendeve që përbëjnë 80 % të PPB së ekonomisë botërore e 75% të tregtisë globale.
Putin kerkon njohjen e vaksines
Në video konferencën e tij Presidentin rus Vladimir Putin ka kërkuar njohjen reciproke të certifikatave të vaksinës antiCovid.
Macron premton miliona doza
Në fjalën e tij Presidenti Francez Emmanuel Macron ka premtuar se brenda vitit 2020 Franca do të dhuroj 120 milionë doza vaksinë vendeve në nevojë e deri më sot ka shpërndarë 67 milionë në ndihmë të tyre.
"Solidaritet, transparencë e prodhim të përbashkët qe apeli i Francës ndaj vendeve partnere të grupit G20.
Kina paralajmëron SHBA
Ministri i jashtëm kinez Wang Yi ka paralajmëruar SHBA e aleatët e tij të mos ndërhyjnë në çështjen e Tajvanit, Ndryshe do ta paguani me një cmim të shtrenjtë , tha ai.
Gjatë seksionit të parë të punimeve të G20 në Romë me fokus Ekonomia e Shëndetit Publik"". u shpreh gjerësisht mbështetja për arritjen e marrëveshjes së taksimit minumal global. Mbështetjaa u manifestua qartë nga SHBA, Brazil, Franca e Korea.
Presidenti amerikan Biden, në mënyrë të veçantë deklaroi se komuniteti ndërkombëtar, falë kësaj marrëveshje do të mund të mbështesë personat në mënyrë që të jenë kompanitë kontribuese në pagesën e kuotës së tyre.
Italia ka propozuar ngritjen e një Task Force globale për shëndetin e financës që do të favorizoj bashkëpunimin mes këtyre dy fushave.
