U kërkoi klientëve certifikatat e vaksinimit, pronari i tavernës sulmon pedagogun: Më grisën këmishën e më kërcënuan

Një pedagog i pneumonologjisë ra viktimë e një sulmi nga pronari i një taverne,  për shkak se u kërkoi klientëve certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ( 30 shtator) në Greqi.

Profesori, Theodhoros Vasilakopoulos,  tha për mediet greke se ndodhej bashkë me  20-25 mjekë pneumonologë në një tavernë në Kastraki të Kalampakës, ku u sulmua nga pronari i tavernës  dhe djali i tij.

Duke folur për buletinin e lajmeve MEGA ai tha: "Na përzunë pasi më shanë, më rrëzuan, më grisën këmishën, më kërcënuan se do të vinin të më gjenin në spitalin ku punoj në Athinë dhe se do më digjnin makinën”, tha ai  pedagogu i tronditur.

I pyetur se kush e ka sulmuar, ai ka fajësuar  pronarin e tavernës dhe djalin e tij, duke thënë se ka lajmëruar policinë dhe kur kanë mbërritur patrullat kanë regjistruar ngjarjen, është ngritur padi dhe çështja është vënë para drejtësisë.