Profesoresha amerikane: T’i zhdukim këta bij k*rvash, njerëzve të bardhë do tu vijë fundi

Një profesoreshë në Universitetin Rutgers është shprehur se njerëzit e bardhë nuk mund të përballojnë të kenë fëmijë dhe e meritojnë këtë gjë.

Deklarata e saj u bënë në një konferencë virtuale të organizuar nga një botim i shquar i orientuar nga njerëzit me ngjyrë.

Brittney Cooper, një profesoreshë e studimeve të grave, gjinive dhe studimeve afrikane në Rutgers, e bëri deklaratën gjatë një sesioni të konferencës së Institutit Root.

Cooper përmendi rritjen e kostos së jetesës si arsyen kryesore që njerëzit e bardhë nuk po bëjnë fëmijë, duke thënë:

“Norma e lindjeve të njerëzve të bardhë po bie... sepse ata nuk mund të përballojnë t'i vendosin fëmijët e tyre, brezat e rinj, në klasën e mesme... Është super perverse dhe gjithashtu ata disi e meritojnë këtë.”

“Gjëja që dua t’ju them është se ne duhet t’i zhdukim këta bij ku*vash. Por ne nuk mund ta themi këtë, apo jo?” - tha Cooper, përpara se të shtonte shpejt: “Unë nuk besoj në një projekt dhune. Unë me të vërtetë nuk besoj.”

“Bardhësia do të ketë një datë fundi, sepse pavarësisht nga ajo që njerëzit e bardhë mendojnë për veten e tyre, ata nuk i kundërshtojnë ligjet e përjetësisë.” – theksoi ajo.

Cooper më vonë pretendoi se njerëzit e bardhë janë të përkushtuar për të qenë vagabondë.