Përballja me Argjentinën. Tite habit me listën, lë jashtë dy yje të Brazilit
Në nëntor, sërish zona latine do të ketë ndeshjet kualifikuese të Botërorit dhe nuk mund të mos tërheqë vëmendjen dueli i madh, Argjentinë-Brazil më 16 Nëntor.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e Seleçaos pasi 5 ditë më parë do të luajë me Kolumbinë teksa trajneri Tite ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar dhe menjëherë ka shkaktuar polemika.
Ajo që bie në sy është lënia jashtë e dy sulmuesve shumë në formë për momentin, Richarlison i Evertonit dhe Vinicius i Real Madrid, teksa ka grumbulluar për sulmin, Neymar, Gabriel Jesus, Antony, Firmino, Raphinha dhe Matheus Cunha.
Shumë specialist kanë shfaqur pikëpyetje të mëdha për emrat e sulmit ndërsa sërish një surprizë ishte rikthimi i Coutinhos i cili nuk është se po shkëlqen te Barcelona.
Ndeshja e fundit me Brazilin e Coutinhos ishte në vitin 2020 në fitoren 4-2 ndaj Perusë.
Më poshtë edhe lista e plotë e Brazilit:
Portierë: Alisson, Ederson, Chapecó
Mbrojtës: Danilo, Emerson, Alex Sandro, Lodi, Centrales: Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Veríssimo
Mesfushorë: Casemiro, Fabinho, Fred, Coutinho, Gerson dhe Paquetá
Sulmues: Neymar, Firmino, Gabriel Jesus, Antony, Raphinha dhe Cunha./Ora News/.
