Foto dhe video/ “Zeqir Ymeri” nisë të ndriçojë. Stadiumi i ri drejt fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 22:50
Po afron edhe dita e madhe kur Kukësi më në fund do të rikthehet në shtëpinë e tyre. Stadiumi i ri “Zeqir Ymeri” teksa është në pritje për tapetin natyral të barit që do të hapë rrugë edhe për zhvillimin e ndeshjeve, sonte është bërë një tjetër hap përpara.
Dritat e impiantit të ri, i cili ndryshe nga i vjetri do të ketë sistem ndriçimi, janë ndezur për herë të parë duke ndriçuar fushën dhe stadiumin.
Klubi po bën përgatitje dhe prova për rikthimin e skuadrës dhe në profiling zyrtar të klubit në Instagram janë publikuar edhe foto dhe video të stadiumit të ndriçuar.

Duket qartë që vetëm njëri krah është ndezur në stadium por duket se sistemi i ndriçimit funksionon dhe pritjes po I vjen fundi./Ora News/.
View this post on Instagram
