Brdariç për derbin e Shqipërisë: Me tifozët duam fitoren ndaj Tiranës
Java e tetë e Abissnet Superiore do të ketë një superduel, atë mes Vllaznisë dhe Tiranës. Është një ndeshje e forte, derbi i Shqipërisë i konsideruar gjithmonë dhe për trajnerin Brdariç skuadra duhet të bëjë shumë në fushën e lojës për të marrë fitoren. Ai evokon ndihmën e tifozëve për të arritur te 3 pikët.
“Synimi është që të fitojmë çdo ndeshje dhe normalisht që është një ndihme e madhe për tifozët tanë që do të vijnë për të na mbështetur për të krijuar një atmosferë mjaft të mirë dhe pastaj puna jonë do të jetë në fushë në mënyrë që të jemi të përqendruar maksimalisht aty për të marrë fitoren ndaj Tiranës. Të implementojmë atë që dimë të bëjmë taktikisht dhe të jemi të vëmendshëm që çdo gjë të jetë në favorin tonë. Jemi përgatitur për këtë ndeshje në anën sulmuese, në fizike dhe anë atë mentale, duhet të jemi një ekip nesër që duhet të jemi trima sepse Superiorja është një kampionat i vështirë dhe ta përballojmë në mënyrën më perfekt të mundshme”.
Trajneri i Vllaznisë e pranon se skuadra do të luajë për të marrë maksimumin por pa harruar që përballë ka ekipin e vendit të pare.
“Është një ndeshje e veçantë, jemi të përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës, e cila momentalisht është në vendin e parë në Kategorinë Superiore. Duhet të japim më të mirën tonë që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne. Fillimisht duhet të jemi realistë, mendoj se mënyra sesi funksionon ekipi im dhe i gjithë klubi duhet të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe jemi të motivuar vetëm për fitore. Në disa raste të caktuara varion sesi vendosemi taktikisht në fushë dhe ndaj Tiranës duhet të kontrollojmë emocionet dhe ti kemi në anën tone”, përfundoi trajneri gjerman./Ora News/.
