Ja data e firmës me Xavin. Trajneri i ardhshëm merr 2 vendimet e para

Te Barcelona po fërkojnë duart dhe po numërojnë ditët për ardhjen e Xavi Hernandez. Trajneri spanjoll, ish lojtar i Barçës që shkëlqeu bashkë me Messin në fushë do të jetë trajneri i ardhshëm por jo para 3 Nëntorit.

Al Sadd ua ka bërë të ditur drejtuesve se Xavi duhet ta drejtojë edhe 2 ndeshje skuadrën e më pas mund të udhëtojë drejt Barçës për aventurën e re.

Ndërkohë trajneri spanjoll mësohet se ka folur me drejtuesit dhe ka kërkuar menjëherë dy lojtarë. i pari është tashmë në shtëpi dhe bëhet fjalë për Ousmane Dembele për të cilin, Xavi dëshiron rinovimin me çdo kusht me sulmuesin.

Dembele ka vite në skuadër dhe njef shumë mirë ambjentin pavarësisht se ka patur probleme me dëmtimet apo jashtë fushe por trajneri i ardhshëm e shikon si të rikuperueshëm dhe të rëndësishëm.

Emri i dytë ka të bëjë me një mbrojtës. Xavi dëshiron se sbën Kounde nga Sevilla si lojtari ideal për të përforcuar një repart problematik për Barcelonën teksa operacioni nuk do të jetë i lehtë sepse në verë ata refuzuan mbi 50 mln Euro për të dhe kaq para janë problem për Laportan për momentin./Ora News/.