Një Real në krye të La Ligas. Sociedad fiton dhe merr komandën (Video)

Në një kampionat ku po ndodh gjithçka, është Real Sociedad që merr kryesimin. Në La Liga, ekipi bask po surprizon gjithnjë e më shumë teksa falë fitores ndaj Celta Vigos mori e vetme komandën duke lënë pas 3 ekipet e tjera që ndanin kryesimin.

Në “Balaidos”, ekipi i Alguacil triumfoi 2-0 në një ndeshje të vështirë ku sfida u vendos në pjesën e dytë nga Alexander Isak, lojtari më në formë për momentin i ekipit dhe Merino që mbyllën sfidën 2-0 dhe 3 pikë të rëndësishme për renditjen.

Tashmë Sociedad është në vend të parë me 24 pikë duke lënë pas Sevillan, Real Madrid dhe Betis me nga 21 pikë./Ora News/.