Video/ Dermaku shënon golin e parë, vjen nga stoli dhe shpëton Leccen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 20:32
Mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku po rikthehet gradualisht në formën më të mirë. Lojtari kuqezi që ka pasur probleme të shpeshta fizike kohët e fundit e që e kanë penguar edhe të jetë në fushë si me Leccen edhe me Shqipërinë, sot ka bërë heroin e skuadrës.
I futur në lojë në pjesën e dytë, kur ekipi i tij po humbiste, Dermaku arrin me kokë të çojë topin në rrjetë duke shpërthyer nga gëzimi.
Gol me peshë dhe një pike për Leccen që për momentin është e treta dhe synon rikthimin në Serinë A. Dermaku dha një sinjal që mund ta ndihmojë më shumë e ndoshta të rikthehet në Nëntor me kombëtaren kuqezi./Ora News/.
Kastriot Dermaku shenon kunder Brescias! pic.twitter.com/Sp5cGexbm4
— Den Domi (@DendomiDomi) October 28, 2021
