Shikoni videon. Grushta në stadium mes reperit shqiptar dhe Ultrasve të Stuttgart
Pati shumë raportime dhe më vonë u konfirmua se në ngjarje është përfshirë reperi me origjinë shqiptare, Dardan i cili edhe jeton në Gjermani dhe ishte i pranishëm në stadium.
Mediat gjermane shkruajnë se sherri ka nisur pasi reperi dhe miqtë e tij kanë nisur të xhirojnë sektorin e ultrasve(shumë prej tyre nuk duan të shfaqen dhe të kapen nga celularët) ku më pas kanë shkëmbyer fjalë me shefin e tifozëve.
Situata është acaruar edhe më tej nga ofendimet e ndërsjella teksa më pas fjalët i kanë lënë vendin grushtave.
Shihet në pamje ku tifozët ultras godasin reperin dhe ata që e shoqëronin teksa në fund i largojnë nga ky sektor.
Siç shkruajnë mediat gjermane nuk ka ndonjë proçedim pasi askush nuk ka denoncuar këtë rast që ndodhi gjatë ndeshjes Stuttgart-Koln./Ora News/.
