Shkëmbi: Na pëlqen presioni, kalojmë Kukësin e më pas derbi

Java e shtatë e Abissnet Superiore do të nisë me një ndeshje shumë të fortë. Dinamo do të presë në “Air Albania”, Kukësin e Longos që po bën mirë ashtu si kryeqytetasit dhe ky duel mund të tregojë shumë për skuadrat. Trajneri Bledi Shkëmbi foli në prag të ndeshjes, për rivalin, pritshëritë dhe humbjen me Vllazninë.

“Luajmë kundër një kundërshtari të fortë, të mirë që ka bërë mirë, kanë një sulm të mirë. Mendoj se kemi marrë masat e duhura që kundërshtari ato momentet që të ketë të ketë fatin jo të mirë pasi në futboll është e rëndësishme. Disfata si me Vllazninë, jam i bindur që nuk do të vij më pasi e thashë pas ndeshjesh, ishte përgjegjësi dhe gabimi i imi dhe nuk do të ndodhë më. Kthehemi në “Air Albania” dhe për ne do të thotë emocion dhe detyrim, të kemi më shumë tifozë. E dyta dhe më shumë e rëndësishmja është të rikthehemi mirë, të rikthehemi me fitore për të kënaqur të gjithë tifozët tanë. Presim të bëjmë maksimumin, të bëjmë ato që kemi folur. Në futboll duhet të kesh dhe një ditë të mirë dhe shpresoj ta kemi atë ditë”.

Trajneri dinamovit komentoi edhe deklaratat nga presidenca si dhe sfidën e ardshme që e pret, derbin e kryeqytetit.

“Mua dhe futbollistëve na pëlqen presioni pozitiv që vjen nga presidenca, të njëjtën dëshirë kemi dhe ne që Dinamo të jetë në luftën për titull ose minimum të luftojmë për Kupat e Europës. Të gjithë bashkë me presidentin do të bëjmë maksimumin, sidomos ne që jemi në fushë duke punuar çdo ditë dhe çdo ndeshje. Për frikë nuk kam pasur ndonjëherë, as si trajner nuk kemi frikë. Jam I bindur që po mendojmë vetëm për Kukësin, pasi meriton vëmendje të madhe dhe nuk mendojmë për atë çka vjen pas Kukësit. Mund të ketë ndryshime, por do ta vendosim sot pasi disa lojtarë janë ende në dyshim. Maliqi, Ali, Sofranac janë ende në dyshim po do të shohim pas stërvitjes së sotme. Gabimet e arbitrave? Për mua nuk kanë qenë problem as sistemi VAR dhe as arbitri. N e mendojmë vetëm të bëjmë maksimumin tonë, në fund të ndeshjes bëhet analiza kush gabon, siç gabojnë lojtarët dhe trajnerët gabojnë dhe arbitrat”, deklaroi në fjalën e tij trajneri Bledi Shkëmbi./Ora News/.