Burgu i Spaçit një gërmadhë, degradohet godina ku vuajtën dënimin kundërshtarët e regjimit

Burgu famëkeq i Spaçit rrezikon të rrënohet terësisht. Një pjesë e godinave që kanë mbetur si kujtesë për toturat çnjerëzore të komunizmit janë kthyer në gërmadha, të tjerat po shemben.

"Po të ishte ruajtur do të ishte një gjë e shenjtë për të shkuarën komuniste dhe ata që kanë vuajtur këtu."

Asnjë investim nga institucionet përgjegjëse dhe degradimi është pa kthim.

Megjithë kërkesat për kthimin në muze organizatat thonë se janë të pafuqishme të vazhdojnë projektin pa mbështetjen e qeverisë.

"Dëmtimi do vazhdojë dita-ditës dhe do zhduket. Ajo që shohim është një ajsberg, 1/7 rri mbi ujë dhe pjesa tjetër po zhduket. Kemi një projekt në letër që ta kthejmë në muzeum të hapur natyror, ta plotësojmë me mjetet e nevojshme për ta bërë sa më aksesueshëm dhe të krijojmë mundësi bashkohore që ta informojmë publikun dhe vizitorët por nuk po gjejmë bashkëpunimin e organeve shtetërore".

As statusi Monument i Trashëgimisë Kulturore nuk ka nxitur autoritetet ta mirëmbnajnë këtë objekt kujtese për vuajtjet e atyre që kundërshtuan regjimin.

  •    
     
  •    
    Burgu i Spaçit një gërmadhë, degradohet godina ku
     
  •    
    Burgu i Spaçit një gërmadhë, degradohet godina ku
     
  •    
    Burgu i Spaçit një gërmadhë, degradohet godina ku