Ju flet Moska - Plani i Kinës për të rifituar Shqipërinë duke e shkëputur nga SHBA dhe NATO
Plani i Kinës për të rifituar Shqipërinë duke e shkëputur nga SHBA dhe NATO ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Shqipërinë e ka vizituar ministrinë i Kinës dhe ky është një rast për të vlerësuar marrëdhëniet tona me Kinën. Kina është kthyer si një perandori.
Shqipëria është vendi i parë jashtë Azisë që u bë një vend satelit i Kinës. Kjo ndodhi në vitin 1961 kur vendi ynë u shkëput nga Bashkimi Sovjetik.
Kina mesa duket ka një plan për të rifituar Shqipërinë, sepse duket nga ofertat që ka bërë për ndihmën ekonomike. Refuzimet kanë ardhur me ndikim amerikan.
Kina nga ana tjetër ka durim dhe pret situatën e favorshme. Kjo situatë po krijohet nga qeveria e sotme, sepse një nga mënyrat që përdor Kina është përmes borxheve që ato kanë ndaj Kinës. Ne jemi një vend me borxh që po rritet.
Kina del dhe thotë se e blen borxhin tonë dhe kështu bëhemi vasalë. Qeveritarët tanë janë të etur për lekë dhe vendi futet në krizë për para.
Kina ka një instrument në Shqipëri, Partinë e Punës që ka ndryshuar emrin në Parti Socialiste. Kam përshtypjen që PS kur të ndodhet në situatë të vështirë do t’i kthehet mikut të vjetër për marrëveshje.
Shikoni videon e plote.
