Qeveria ul tatimin/ Haxhi: Nëse do rritet paga minimale do ketë pagesë të shtuar në taksa e sigurime

Nga korriku i vitit të ardhshëm qeveria do të ndryshojë sërish tatimin mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është sot.

Ish-zv.ministër i Ekonomisë  Elton Haxhi, në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se ndryshime që janë bërë në lidhje në lidhje me tatimet duhen vlerësuar me nota pozitive, teksa shton se duhet të dimë më shumë detaje se kush është plani i qeverisë në lidhje me këtë ndryshim.

Elton Haxhi: Ndryshimi duhet vlerësuar me nota pozitive. Ishte një ndryshim i pritshëm. Lehtëson sadopak taksimin e punësimit. Duhet të kemi akoma detaje se kush është plani i qeverisë në lidhje me këtë ndryshim politike pasi ndryshimi në pagën e përjashtuar për efekt të tatimit mund të rezultojë edhe në rritje të pagës minimale për efekt të llogaritjes të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Këtu duhet të na e sqarojë vendimi i qeverisë nëse do të ketë rritje të pagës minimale apo jo. Në rast se ndryshon paga minimale nuk do të ketë më benefit por do të ketë një kontribut më të lartë në llogaritjen e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore.

Haxhi thekson se nëse do të rritet paga minimale do të rritet do kemi një pagesë të shtuar në taksa dhe sigurime.

Elton Haxhi: Në finale nëse rritet paga minimale do kemi një pagesë të shtuar për tatime taksa dhe sigurime në krahasim me atë që bëhet sot. Buxheti i shteti do të mbledhë më shumë sesa që mbledhë sot.