Qeveria miraton marrëveshjen, Sekretariat për koordinimin e marrëdhënieve me Kosovën

Qeveria shqiptare miratoi sot në parim protokollin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërise dhe Qeverisë së Eepublikës së Kosovës, për krijimin e sekretariatit koordinues ndërqeveritar.

Vendimi u mor gjatë vizitës së Ramës në Kosovë në shtator të këtij viti. Sekretariati do të drejtohet nga Gentian Sala, ish-kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri.

Rama e Kurti theksuan si simbolikë të angazhimit të tij faktin se ka dy pasaporta, shqiptare dhe kosovare. Sala ka drejtuar AMA-n në periudhën 2014-2021.

Një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive do të zhvillohet gjatë muajit nëntor, për festën e flamurit.

Mbledhja do të mbahet në Durrës.

Prej vitit 2014 mes Shqipërisë dhe Kosovës janë zhvilluar 6 mbledhje të përbashkëta të qeverive.

Mes dy vendeve janë nënshkruar rreth 150 marrëveshje dhe memorandume.

Qeveria miraton marrëveshjen, Sekretariat për koordinimin e