FDA miraton vaksinën ‘Pfizer’ për fëmijët 5-11 vjeç

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç. 

Mediat e huaja, shkruajnë se ky vendimi erdhi pas një mbledhje që u zhvillua tre ditë më parë me ekspertët e Entit Rregullator i SHBA-së, të cilët votuan pro miratimit të vaksinës.

Vaksina e Pfizer ka marrë përdorimin e përhershëm për qytetarët mbi 16 vjeç. Po ashtu kjo vaksinë është miratuar që të  përdoret edhe tek nga mosha 12-15 vjeç.

Që nga 21 tetori, gati 6.3 milionë fëmijë kanë rezultuar pozitivë për Covid, megjithëse ekspertët e shëndetësisë thonë se numri ka të ngjarë shumë më i lartë. 

Prej 17 tetorit, janë regjistruar 691 vdekje nën moshën 18 vjeç. Ndërkohë kanë humbur jetën 146 fëmijë në grupmoshat 5 deri në 11 vjeç. 

Me miratimin e vaksinës rreth 28 milionë fëmijë amerikanë pritet të vaksinohen kundër koronavirusit.