I riu shkon i plagosur në spital, u godit me mjet prerës pas konfliktit

Një 19-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

"Në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec" njoftoi policia.

I riu dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.