Helmimi masiv në Krujë, Pampuri: Rama të mbajë përgjegjësi, inaugurimin e ujësjellësit e bëri vetë
Numri i personave të helmuar të cilët u paraqitën në spitalin e Krujës ka shkuar në 500 ditën e sotme.
Në lidhje më këtë deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri, në një intervistë për Ora News, është shprehur se në lidhje me situatën e krijuar në Krujë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Sipasa saj krahas institucioneve i pari që duhet të mbajë përgjegjësi është Kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit ujit në Krujë i bëri edhe inaugurimin në prill të këtij viti.
Oriola Pampuri: Ne duhet të heqim dorë nga fakti se kur jemi në një situatë të tillë, s’duhet ta mbulojmë situatën. Qeveria ka një arsye se përse e mbulon sepse nuk i ka bërë gjërat e drejta, sepse frika për të dalë e vërteta në shesh është më e madhe. Kush do mbajë përgjegjësi për këtë? Ku është Prokuroria. Bëhet fjalë për 500 persona të helmuar, dikush në këtë vend duhet të mbajë përgjegjësi. Ai që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë është vetë Edi Rama i cili vetë shkoi e inauguroi. Sulmi dhe mohimi janë mënyra më e mirë për t’u mbrojtur, por këtu ka dalë sheshit e vërteta.
Pak orë më parë, Instituti i Shëndetit Publik ka dalë në përfundimin se uji që kanë konsumuar qytetarët e Krujës që kanë shfaqur shenja helmimi, ka ngarkesa escherichia coli dhe streptokoku fekal të cilat janë infiltruar në burime.
Intervistoi Sonila Musai, përgatiti për online Anila Kolgjini.

