Rraja nga spitali për Ora News: Gjendja e të helmuarve e mirë, qytetarët ta blejnë ujin e pijshëm
Deputeti socialist Rrahman Rraja ka vizituar ditën e sotme spitalin e Krujës ka janë të shtuar personat që kanë pësuar helmim nga uji i pijshëm.
Ai për mikrofonin e Ora News u shpreh se gjendja në spital është e mirë dhe se nuk shfaqen probleme, përpos ndonjë temperature e diarreje.
Ai shtoi se do të merren masa që nuk do të ketë probleme lidhur me furnizimin me ujë, ndërsa theksoi se për ujin do të pritet që të dalin analizat.
Rraja: Kisha një problem personal dhe për gjendjen. Gjendja ishte e mirë dhe nuk kishte probleme serioze fatmirësisht. Janë rreth 510 veta, ndërsa aktualisht janë vetëm 3 persona që kanë pak temperaturë e diarre. Presim dhe lutemi që mos kemi raste të tjera. Çdo gjë është e qetë dhe pa probleme. Këtu shërbimi në lartësinë më të mirë. Do të merren masa që nuk do të ketë probleme lidhur me furnizimin me ujë. Për ujin do të pritet që të dalin analizat, deri atëherë njërit duhet ta blejnë ujin.
