Komisioni për Reformën Zgjedhore, PD depoziton në Kuvend kërkesën me 4 pika

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, kërkesën për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Kërkesa e hartuar nga 10 deputetë të grupit parlamentar të PD-së, të cilën Ora News e disponon, kërkon hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor.

Demokratët duan që anëtarësia e këtij komisioni të formohet me pjesëmarrjen e partive parlamentare me përbërje të barabartë mes shumicës dhe pakicës si dhe zgjatjen e veprimtarisë së saj për një afat 6 mujor që nga data e miratimit.

PD kërkon që ky komision të trajtojë rekomandimet e raporteve të OSBE-ODIHR si për zgjedhjet e 25 prillit 2021, dhe të zgjedhjeve të mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet dhe partive politike parlamentare.

Komisioni për Reformën Zgjedhore, PD depoziton në KuvendKomisioni për Reformën Zgjedhore, PD depoziton në Kuvend