Ligue 1, shumë tension për një pikë. Marseille-PSG mbyllet 0-0 (Video)

Klasikja e madhe e kampionatit francez, Marseille-PSG nuk pati fitues. Në “Velodrome”, skuadra e Jorge Sampaolit arrin të ndalë yjet e Pochettinos në një duel shumë të tensionuar ku nuk munguan episodet teksa dy herë VAR anuloi dy gola, një për çdo skuadër.

Në pjesën e dytë Hakimi la në baltë ekipin teksa doli me të kuq që gjithsesi, parizienët arritën të mbrohen dhe të ruajnë edhe rezultatin 0-0. Me këtë sukses, PSG vijon e qetë të qëndrojë në krye të renditjes në Ligue 1./Ora News/.