IOC hedh fajin te AIBA: Serbia të pranonte Kosovën e më pas të merrte Botërorin

Për të tretën herë sot, ekipi i Kosovës për boksin amator u refuzua të futej në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në Botërorin që zhvillohet në Beograd.

Për ngjarjen pati reaguar edhe Federata Ndërkombëtare e Boksit, AIBA që kërkonte që Kosova të trajtohej si të gjithë vendet pjesëmarrëse por sot ka patur një reagim te forte edhe nga Komiteti Olimik Ndërkombëtar.

Këta të fundit mes të tjerash në reagimin e tyre kanë hedhur fajin edhe te AIBA që nuk ka treguar vëmendjen e duhur kur ka vendosur Beogradin për të organizuar këtë event.

“Duket se AIBA nuk ka zbatuar kujdesin e nevojshëm para se t’i jep leje Beogradit që të organizojë kampionatin, pavarësisht nga fakti se IOC ka këshilluar vazhdimisht federatat ndërkombëtare për domosdoshmërinë e një kujdesi të tillë”, tha një zëdhënës i IOC, shkruante Reuters duke përshkruar edhe ngjarjen që ndodhi këto dy ditë në kufirin Kosovë-Serbi./Ora News/.