FIFA dënon Shqipërinë për incidentet e tifozëve. Kuqezinjtë mësojnë vendimin

Ishte e pritshme dhe tani është zyrtare.

Shqipëria do të luajë nje ndeshje pa tifozë për shkak të një sjellje të turpshme të dhjetëra tifozëve në "Air Albania.

Fifa siç e kishte paralajmëruar, njoftoi për tolerancë zero ndaj këtyre sjelljeve dhe ka dënuar Shqipërinë me 1 ndeshje pa tifozë.

Siç mësohet nga njoftimi i FSHF, FIFA përveçse dënimin me një ndeshje pa tifozë ka gjobitur edhe Federatëbn e Futbollit me 150 mijë franga.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Ndërkohë po Federata Shqiptare bëri të ditur se do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara.

Pra praktikisht, kuqezinjtë do të luajnë një ndeshje pa tifozë duke u konfirmuar se ndeshja me Andorran e fundit e ketyre eliminatoreve do të luhet pa tifozë./Ora News/.