Shihni pamjet/ Sërish kaos në futbollin francez, tifozët “rebelohen” ndaj St. Etienne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 22:15
Kriza që ka përfshirë St. Etienne në Francë, ekipin me disa tituj në histori ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe te tifozët e kësaj skuadre. Duket se durimi u ka sosur pasi skuadra për shkak të menaxhimit të dobët dhe rezultateve të këqija zë vendin e fundit në tabelë dhe sot, tifozët shfrynë ndaj ekipit.
Pak para nisjes së ndeshjes, stadium u kthye në “shesh beteje” me tymuese, fishekzjarre duke e bërë të pamundur nisjen e ndeshjes me Angers.
Ultrasit ishin kundër ekipit dhe situata ishte aq e nxehtë sa u desh futja e forcave të policisë për të ruajtur që tifozët të mësynin në fushë.
Takimi që duhej të niste në 21:00 pas shumë vonesave dhe qetësimit të situates startoi në orën 22:00 por tifozët janë ende të nervozuar…./Ora News/.
