Tragjike/ Futbollisti gjendet i vdekur në tualet, i ra në ujë celulari dhe e zuri korenti

Futbollisti spanjoll Santiago Otero është gjetur i pajetë  në banjën e tij. Sipas artikullit të gazetës “ Sun ” , gruaja e tij e ka gjetur të vdekur me celularin pranë trupit të viktimës.

Policia beson se 38-vjeçari është goditur nga rryma kur telefoni që po karikonte ka rënë në ujë. Besohet se futbollisti ka humbur jetën rreth dhjetë orë para se të gjendej nga gruaja e tij.

Gazeta britanike citon dëshmi ku thuhet se ai kishte një shenjë në gjoks, një djegie nga celulari.

Santiago Otero ishte baba i dy fëmijëve.