"Eksportet janë rritur me 14%", Krifca: Investime tek fermerët dhe siguria ushqimore, mbështetje dhe për peshkatarët
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ka bërë me dije buxheti i vitit 2022, i miratuar nga qeveria do të mbështesë fermerët shqiptarë.
Në një deklaratë për mediat ajo tha se një nga objektivat për vitin e ardhshëm është edhe investimi tek fermerët dhe rritja e eksporteve. Krifca deklaroi se eksportet në vendin tonë janë rritur me 14%.
Po ashtu ajo thotë se investime do bëhen në flotën e peshkimi, në teknologjinë e sistemit bujqësor dhe në atë të sigurisë ushqimore.
Frida Krifca: Do të mbështetet fermerët, peshkatarët, anijet dhe flota e peshkatarëve për një zotim që kemi mbajtur dhe objektivi i eksporteve. Eksportet janë rritur me 14%. Do të injektojmë financim aty ku produktiviteti është i madh. Buxhet do të ketë për sigurinë ushqimore. Do të investojmë në teknologjinë e institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore.
Do të mbështetin turizmin rural si një motor zhvillimi. Do të rinovohet flota e peshkatarëve. Investimi do të shkojë direkt tek fermerët. Në javët në vijim do të japim detajet se si do të bëhet ky investim. Do të shtojmë vlerën e produktit në Shqipëri. Investime do të shkojnë edhe për dixhitalizimin e sistemit në bujqësi. Është një buxhet i menduar mirë për të zgjidhur problematikat.
