Kompania Merck kërkon miratimin e ilaçit të parë kundër Covid-19
Kompania farmaceutike Merck ka kërkuar autorizimin për përdorimin e ilaçit të parë kundër Covid-19. Kërkesa u dërgua të hënën (11 tetor) në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së
Nëse miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), një vendim që mund të merret edhe brenda disa javëve, ky do të bëhet ilaçi i parë në formë pilule që mund ta luftojë sëmundjen.
Të gjitha trajtimet e tjera të mbështetura nga FDA-ja kundër Covid-19 administrohen në rrugë intravenoze.
Provat kanë sugjeruar se Molnupiravir duhet të merret menjëherë pasi të shfaqen simptomat nga koronavirusi, për të pasur efekt.
Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se rezultatet e provave janë “lajme shumë të mira”, por ka bërë thirrje për kujdes, derisa Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave t’i shqyrtojë të dhënat.
Të dhënat e përkohshme të efikasitetit mbi ilaçin, të zhvilluara me 'Ridgeback Biotherapeutics', kanë dëmtuar aksionet e prodhuesve të vaksinave COVID-19 dhe kanë krijuar konflikt midis shteteve, përfshirë Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Singaporin, për të nënshkruar një marrëveshje furnizimi me kompaninë Merck./Ora News/


