Më pak viktima se dje/ 428 raste të reja dhe tre humbje jete nga Covid-19
24 orët e fundit kanë sjellje një ulje të ndjeshme të humbjes së jetëve nga Covid 19 krahasuar me një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për tre viktima nga virusi, përkatësisht një qytetar nga Berati 66 vjeç, një qytetar nga Tirana 74 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç.
Ndërkohë në 3,549 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 428 qytetarë, në këto bashki: 171 qytetarë në Tiranë, 46 në Kamëz, 30 në Fier, 17 në Durrës, 12 në Lushnje, 11 në Korçë, 10 në Shkodër, Krujë, 9 në Gjirokastër, Sarandë, Elbasan, 8 në Kukës, Lezhë, Vlorë, Kolonjë, 7 në Patos, 4 në Tropojë, Kurbin, Vorë, Gramsh, 3 në Bulqizë, Mallakastër, Dimal, Kuçovë, Libohovë, 2 në Has, Kavajë, Divjakë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Pogradec, Berat, 1 në Vau Dejës, Mirditë, Dibër, Mat, Rroskovec, Konispol.
Janë 6,289 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 501 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,437 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 428
Të shëruar në 24 orë 501
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,549
Testime totale 1,257,173
Raste pozitive 177,536
Raste të shëruara 168,437
Raste Aktive 6,289
Humbje jete 2,810
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3036
Durrës 745
Fier 663
Shkodër 502
Elbasan 238
Lezhë 185
Gjirokastër 202
Berat 184
Vlorë 144
Korçë 161
Kukës 148
Dibër 81
